Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi dhe Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, i është drejtuar këtë të premte vilës shterërore përballë kryesisë së kuvendit për të takuar kryeparlamentarin Meta.
Prej kohësh tashmë Meta e Rama nuk kryenin më vizita të përjavshme mes tyre, por mesa duket kjo e premte shënon dhe nisjen e takimeve mes liderëve të koalicionit qeveritar.
Ende nuk dihet se për çfarë janë mbledhur palët për të diskutuar, por mendohet se fokusi i bisedimeve do të jetë reforma në drejtësi, e cila është dhe në fazën e saj përfundimtare. javanews/ a.k