Një makinë është aksidentuar dhe ka marrë flakë, ndërsa shoferi ka ngecur brenda saj, duke rrezikuar jetën.
Ngjarja ka ndodhur në Alaska dhe ka qenë vetë policia që ka publikuar videon, ku shihet se si një polic pa marrë parasysh rrezikun dhe faktin që makina mund të shpërthente në çdo çast ka bërë çdo përpjekje për të nxjerrë shoferin.
Videoja është filmuar nga kamera në makinën e shërbimit të oficerit Mitchel Veenstra, i cili ishte i pari që mbërriti në vendngjarje dhe duke parë seriozitetin e situatës ai u kërkoi ndihmë dëshmitarëve të tjerë okularë që të lëviznin makinën për të shpëtuar drejtuesin e saj.
Policia raportoi se pas daljes nga rruga, drejtuesit të mjetit i kishte mbetur krahu i bllokuar nën makinë dhe nuk mund të lëvizte.
Fatmirësisht, agjenti i policisë ka reaguar me shpejtësi. Së bashku me ndihmën e njerëzve të tjerë, kanë lëvizur automjetin dhe kanë nxjerrë jashtë drejtuesin e tij.
Mësohet se ky i fundit veç krahut të thyer nuk ka pësuar asnjë dëmtim tjetër, dhe është cilësuar me shumë fat pasi aksidenti i tij mund të përfundonte shumë më keq.
Shekulli/d.i.