Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë një takimi me eurodeputetët anëtarë të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri të kryesuar prej znj. Elly Schlein, ka vënë theksin se miratimi i paketës kushtetuese të reformës në drejtësi, të cilën e konsideroi si kyçe dhe të pazëvendësueshme për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. “Kjo Reformë forcon sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, si dhe për mirëfunksionimin e demokracisë e klimës së investimeve në vend”, ka nënvizuar Meta.
Kreu i Kuvendit gjithashtu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pandalur të Parlamentit Evropian në avancimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, dhe vlerësoi në veçanti rezolutën e fundit inkurajuese të Parlamentit Evropian për progresin e Shqipërisë në rrugëtimin e saj evropian.
Në fokus të bisedimeve ishte edhe rritja e cilësisë së dialogut dhe bashkëpunimit politik me qëllim përmbushjen e të gjitha prioriteteve të Shqipërisë për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.
(javanews.al) ma.me