Pas intervistes se drejtorit te qendres per mbrojtjen e femijeve Altin Hazizaj dhene Javanews, sot ka reaguar ministri i shtetit per çeshtjet vendore Bledi Çuçi. Zoti Çuçi deklaroi sa me poshte, ne lidhje me konstatimet e Hazizajt, se gjendja e femijeve eshte perkeqesuar, pas fillimit te reformes territoriale:
Deshiroj te sqaroj diçka te rendesishme lidhur me percaktimin e pergjegjesive ne skandalin e abuzimit te femijeve ne Shtepine e Femijeve ne Shkoder: Ndarja e kompetencave mes Ministrise se Mireqenies Sociale dhe Rinise dhe bashkive lidhur me sherbimet per femijet jetime NUK ka ndryshuar pas venies ne zbatim te ndarjes se re administrative-territoriale, e cila hyri ne fuqi me zgjedhjet vendore te vitit 2015. Percaktimi i ketyre kompetencave eshte po ai qe ka qene ne 10 vitet e fundit.
Per ata qe ende nuk e dine, tha Ministri Çuçi, reforma territoriale ka prekur vetem bashkite, JO qarqet! Besoj se kaq mjafton per te kuptuar sesa te pasakta jane komentet e zotit Hazizaj ne intervisten e djeshme, tha ai.