Dhoma Përfaqësuese e Kongresit të Shteteve të Bashkuara e ka miratuar një legjislacion për politikë të mbrojtjes duke i paraparë 602 miliardë dollarë për mbështetje të shpenzimeve të rritura për vendosje ushtarake në Evropë.
Ky legjislacion, që është miratuar mbrëmë, e mbështet kërkesën e Departamentit amerikan të mbrojtjes për katërfishimin e shpenzimeve, për më tepër trupa dhe armatim dhe ndihmon për qetësimin e aleatëve të nervozuar të NATO-s në pjesën lindore të Evropës.
Legjislacioni ende duhet të harmonizohet me verzionin e Senatit amerikan, para se t’i paraqitet presidentit, Barack Obama, për nënshkrim.
ma.me