Newcastle United raportohet se do ta mbajë trajnerin Rafael Benitez edhe në sezonin e ardhshëm.
56-vjeçari udhëhoqi klubin që nga muaji mars, por edhe pse dështoi ta mbante në Premier Ligë, spanjolli ka fituar përkrahjen e tifozëve pas tri fitoreve në gjashtë xhirot e fundit.
Sipas “BBC”, Benitez ka nisur bisedimet me Newcastlen dhe ato kanë rezultuar pozitive, dhe pritet që trajneri të mbetet në klub, referon “Koha”. (b.an)