Deputeti i Partisë Socialiste dhe kryetar i Komisionit të Ekonomisë në Parlamentin e Shqipërisë, Erion Braçe, ka hedhur dyshime se Qeveria e drejtuar nga Sali Berisha mund të ketë kryer përgjime edhe në Kosovë, shkruan “Koha Ditore”.
Shqipëria prej më shumë se 10 ditësh është përfshirë në një debat pas akuzave të opozitës për një aferë përgjimesh.Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një listë me zyrtarë të lartë, që, sipas tij, mbahen në përgjim.
Lista përmban emrat e 375 personave që sipas Berishës janë përgjuar prej 6 muajsh nga pajisja e paligjshme e vendosur në Policinë e Shtetit. (b.an)