Interneti përveçse burim informacioni, mund të jetë edhe një rrezik kërcënues për fëmijët. Të shumtë janë edhe fëmijët që e përdorin aksesin në internet për të parë materiale provokuese dhe pornografike.
Një rast të tillë ka publikuar sot “jetaoshqef”, ku në video duket një minoren duke parë “përmbajtje +18”, në një nga qendrat e internetit në Shqipëri dhe fëmija duket nën 10 vjeç.
Në fakt, sipas portalit në fjalë, videoja e dërguar është më e gjatë dhe fëmija kthen kokën dhe duket mjaft i ekzaltuar, por, videoja është prerë duke qenë se djali është minoren.
Ndërsa, një studim i World Vision një vit më parë thotë se 44% e fëmijëve shqiptar shohin përditë material pornografike./a.m.