Partia Fryma e Re Demokratike reagoi në lidhje me rastin e përgjimeve, duke deklaruar se të tilla ndodhin kur shteti kapet peng nga militantët.
Në një reagim për shtyp, FRD e ka konsideruar një sjellje të papërgjegjshme atë të shefit të SHISH, Visho Ajazi, në mënyrën e komunikimit zyrtar me institucionet.
“Historia e përgjimeve është vetëm një pretekst për të shtyrë reformën në drejtësi”, vlerëson më tej FRD në reagimin e saj./a.m.