Nëse urgjentisht nuk ndërmerren masa, si pasojë e sëmundjes nga një superbakter, që është rezistent ndaj medikamenteve, deri në vitin 2050 do të vdesin 10 milionë njerëz në vit në mbarë botën, që është një rast vdekje në çdo tre sekonda, paralajmëron një raport i ri vjetor ekspertësh.
Në raportin është definuar një plan për mjekësi parandaluese, që përfshin miliarda dollarë investime, ndërsa ekspertët bëjnë thirrje për revolucion në mënyrën sesi përdoren antibiotikët dhe fushatë masive për edukimin e njerëzve.
“Duhen informuar njerëzit në mbarë botën për mënyrat e ndryshme meqë është vendimtare të pushojmë së trajtuari antibiotikët tanë sikur janë ëmbëlsira”,- tha ekonomisti Jim O’Neill, i cili prezantoi raportin.
Rreziku nga infektimet të cilat janë rezistentë ndaj antibiotikëve është betejë që bota dalëngadalë po e humb dhe përshkruhet si “gjë e madhe sikur terrorizmi”, thuhet në raportin në fjalë, transmeton BBC, cituar nga Koha.
Shkencëtarët po ashtu theksojnë se problemi i rezistencës ndaj ilaçeve do të jetë më i madh dhe serioz se ndryshimi i klimës i cili ka shkaktuar panik në mbarë botën. (b.an)