Sipas raportit të cilin Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) publikoi të enjten, jetëgjatësia e pritur në botë është rritur me pesë vite gjatë 15 viteve të fundit.
Kjo është rritja më e madhe që është regjistruar që nga vitet gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar.
Rritja më e madhe e jetëgjatësisë ka ndodhur në Afrikë për shkak të përmirësimit në mbrojtjen shëndetësore të fëmijëve dhe qasjen më të mirë për medikamentet, duke përfshirë edhe ato për malarian dhe AIDS.
OBSH thekson se shikuar në aspektin global, jetëgjatësia e pritur për një foshnje të lindur në vitin 2015, është 69 për burrat dhe 71 për gratë.
Gjithashtu theksohet se gratë në Japoni dhe burrat në Zvicër zakonisht jetojnë më gjatë, ndërsa në Sierra Leone kanë më së paku jetëgjatësi të pritur për të dyja gjinitë, përgatiti Express. (b.an)