Binali Yildirim është zgjedhur sot si kandidati i vetëm i partisë për Drejtësi dhe Zhvillim për kryeministër të Turqisë si dhe për lider të kësaj partie. Ai deri më tani shërbente në postin e Ministrit të Transportit.
Kongresi i kësaj partie do të mbahet më 22 maj.
Yildirim ishte një nga themeluesit e Partisë AK dhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Pas nominimit të sotëm ai ka thënë se do te punojë në harmoni të plotë me presidentin Erdogan./a.m.