Reforma në drejtësi do duhet të ecë përpara me miratimin e saj, në të kundërt shansi për hapjen e negociatave me BE-në do të humbasë. Ishte ky mesazhi i europarlamentarit Knut Flekcenstein në takimin e 10 të Këshillit për Asociim Stabilizimin Shqipëri BE, i mbajtur në ambientet e kryesisë së kuvendit.
“Kemi 5 apo 6 javë deri në fund të qershorit, që të jeni sa më konstruktiv sepse nuk është gabimi juaj por i yni që nëse nuk arrini marrëveshje për reformën në gjyqësor mund të shtyni diskutime të rëndësishme për disa vite. Kjo nuk bëhet për të ndëshkuar Shqipërinë por se ne jemi të dobët në BE. Nuk është koha e duhur për anëtarësime spektakolare, kjo është e vërteta edhe pse s’më pëlqen. Na lejoni të bëjmë më të mirën që të mos e humbi këtë shans, ju uroj më të mirën, duhet të vendosni ju. Nuk duhet ta humbim këtë shans. Miratimi i reformës nuk është i pamundur”, tha ai.
Ndërsa europarlamentari Eduard Kukan ka qënë më i drejtpërdrejtë në apelin e tij, kur tha se politika shqiptare në tërësi ka përgjegjësi për këtë reformë dhe se duhet të gjejnë konsensusin për miratimin e saj.
“Është thënë shumë për nevojën e reformës, ka marrë vëmendje të paprecedentë. Rëndësia e saj është e qartë, ajo që duhet të përmendet është se bëhet fjalë për një reformë komplekse, ngritjen e rregullave të reja. Proces që ndihmonte Shqiqërinë të forconte shtetin ligjor dhe hapjen e negociatave. Të mos nënvlerësohet dialogu politik. Kjo duhet të miratohet me mbështetje të gjerë, i gjithë spektri politik ka përgjegjësi. Të gjithë politikanët ta kenë parasysh se kanë përgjegjësi. Të gjejnë konsensus për amendamentet kushtetuese, është në duart e tyre”.- tha Kukan. javanews/ a.k