Lideri radikal italian Marco Pannella është ndarë sot nga jeta në moshën 86-vjeçare.
Panella, i etiketuar me shumë epitete gjatë jetës e karrierës së tij, si radikal, socialist, antiklerik, gandist e të tjera, ishte shtruar prej disa ditësh në spital, ku vdiq sot rreth orës 13.
86-vjeçari ishte shpirti i shumë betejave politike e shoqërore në Itali në 50 vitet e fundit, që nga aborti, te divorci apo lejimi i drogës.
Të martën, për shëndetin e tij u interesua edhe vetë Papa, duke i dërguar urime për shërim, por trupi i tij nuk ia doli.
D.I.