Nëse vrisni mendjen se si do të ishte sikur të ngisje makinën në një karusel, e keni vendin ku mund ta provoni, ndonëse larg. Ura Eshima Ohashi në Japoni do t’ua jepte mundësinë, megjithëse në pamje të parë do t’ju fuste të dridhurat.
Eshima Ohashi lidh qytetet Matsue dhe Sakaiminato, është e gjatë 1.7 kilometra dhe e gjerë 11.3 metra.
Nga larg duket si e pamundur për t’u ngjitur. Duket sikur makinat do të rrëshqasin e bien poshtë.
Lartësia e madhe e urës lejon që poshtë saj të kalojnë anijet e mëdha.
D.I.