Pas daljes së ‘Spectre’, Daniel Craig kishte njoftuar se nuk donte të kthehej më në interpretimin e James Bond. Nën petkun e agjentit sekret në katër filmat e 11 viteve të fundit për të kishte ardhur momenti për të kthyer faqe.
Por aktorit të njohur duket se i është ofruar një shifër rekord për të qenë sërish Agjenti 007, me pothuajse 90 milion euro, për të interpretuar dy filma të tjerë të sagës. Sipas zërave aktori sërish ka refuzuar, por ende asgjë e konfirmuar.
Craig deri tani ka fituar rreth 50 milion euro për të katër filmat e interpretuar deri më sot. Lajmi i ofertës dhe e një refuzimi nga ana e tij nuk është akoma konfirmuar, por gjithashtu thuhet që një James Bond i ri, që mund të jetë Tom Hiddleston, mund të zëvendësojë Graig.
BW/d.i.