Deputeti socialist, Ben Blushi, ka shpërthyer sot në Kuvend duke dalë nga rendit i ditës dhe duke u marrë me një kërcënim që siç tha ai, ka ardhur në adresë të tij nga kreu i Bashkisë Kavaje.
“Më ka ardhur një mesazh që dua ta lexoj këtu. O Blush jam Elvis Rroshi unë nuk kam bërë asnjë krim. Shumë shpejt do të dalë në sqarim. S’të kam asnjë borxh sa të kem qytetin e Kavajës… Ka dhe disa sharje që po ua kursej. Tani kam pyetje për Edi Ramën. Ky thotë e ka emrin Elvis, ti thua Ervin. Pati një problem si të gjithë emigrantët dhe ndërroi emrin.. Pyetja ime është, pse po ia nxin faqen këtij vendi? Kue e ke gjetur këtë aftësi të grumbullosh gjithë këto Elvisin në Kavajë, Shukriun në Dibër… O zotëri, kë përfaqëson ti? Llumin e Shqipërisë! Kush janë këta njerëz, të gjithë me precedentë penalë? Kjo është mënyra sesi po e mban ky pushtetin. Janë njerëz që kanë frikë të përgjigjen në KQZ a kanë qenë apo jo të dënuar. Çështja është pse nuk e kap ligji? Sepse e mbron ti!” – tha Blushi.
Ka qenë Jozefina Topalli ajo që ka bërë që seanca të ndërpritet për 5 minuta pushim, pasi kërkontë shpjegime për inkriminimin e administratës.
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Ben Blushit nga vendi duke i thënë se ‘Unë bëj debat me origjinalin, jo me kopjen’. Rama e ka ironizuar kështu Blushin si një kopje të Berishës sa i përket akuzave ndaj qeverisë.