Punonjës të rafinerisë së naftës në Ballsh kanë udhëtuar drejt Tiranës për të protestuar përballë Kryeministrisë. Shkaku i protestës është mosmarrja e rrogave prej nëntë muajsh.
Protestuesit kërkojnë nga qeveria që t’i kërkojë llogari kompanisë që nuk u ka dhënë pagat. Ata janë ulur këmbëkryq para godinës, me thirrjet “Duam djersën tonë”.
Sipas tyre, qeveria duhet të mbajnë nën kontroll kompanitë që licenson për naftë, të cilat nuk respektojnë as minimumin e kushteve të punës ndaj punonjësve.
I pyetur për protestën, minisri i industrisë dhe energjetikës, Damian Gjiknuri, thotë se bëhet fjalë për një kompani private, e cila ka falimentuar.
D.I.