Anëtari i Komisionit të Sigurisë, Asllan Dogjani, ka marrë i pari fjalën në seancën e sotme parlamentare.
Ai ka thënë se e drejta e privatësisë është e shenjtë dhe se përgjimi nuk e shqetëson, por ai të bëhet konform ligjeve. Më pas, Dogjani është ndalur në gjendjen e sigurisë në vend, që sipas tij është në udhëkryq.
“Nuk di nga t’ia nisësh me juve. Vrasje në vendet fqinje me prerje koke për drogën. I gjithë vendi është mbuluarme kanabis. Është kultivuar në Tiranë, Vlorë, Lushnje, Tropojë, Puke e kudo” – i është adresuar mazhorancës deputeti demokrat.
Sipas tij, Shqipëria është cilësuar nga ndërkombëtarët si burimi i trafikut të narkotikëve për Europën. Dogjani hodhi akuza edhe mbi drejtuesit e policisë, të cilët i ka konsideruar si të përfshirë në krime.
(javanews.al / r.a)