“Pajisja e përgjimit e Policisë së Shtetit ekziston dhe kjo është pranuar publikisht, por nga ana teknike nuk jemi të qartë se si ajo fuksionon”.
Kështu është shprehur deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gjovalin Kadeli, në lidhje me debatin e kohëve të fundit për përgjimet.
Sipas tij nuk duhet të kemi frikë nga përgjimet, por mjafton që gjithçka të jetë korrekte dhe jo në mënyrë selektive, pasi në të kundërt personat përgjegjes duhet të hetohen.
Kadeli: Pse duhet të shqetësohemi pse përgjohemi? Dhe e dyta a duhet përgjohemi lligjërisht? Nga përgjimet dhe transparenca nuk ka arsye pse të ketë frikë asnjë individ, duke filluar nga presidenti i Republikës deri tek qytetari në skajin më të largët të Shqipërisë. Pajisja është pranuar që ekziston por nga ana teknike nuk jemi të qartë lidhur me funksionin. Për mua si deputet pak e rëndësishme është ekziston apo jo, e rëndësishme është që përgjimi të jetë korrekt, të mos përgjohet në mënyrë selektive, gjithmonë flas për njerëz që janë të paautorizuar nuk flas për ata që marrin autorizimet e duhura nga gjykata. Kjo i takon Prokurorisë për ta vërtetuar, nëse kjo ka ndodhur kushdoqoftë duhet të mbajë përgjegjësi sepse është një shkelje e të drejtave themelore të njeriut.
Deputeti Kadeli thotë se përgjimet kanë qenë prezente edhe në kohen e Qeverisë së Partisë Demokratike dhe kjo nuk është një gjë e re.
Kadeli: Jemi koshient të një përgjimi që është bërë me aparaturat në Ministrinë e Mbrojtjes në kohën kur Ministër ishte zoti. Imami.Ishte qeveria e PD. E njëjta histori vazhdon tani me Ministrinë e Brendshme, pra caktohet një njeri nga mazhoranca të caktuara për të survejuar, për të vëzhguar qoftë edhe përfaqësuesit e mazhorancës, por sidomos të opozotës.Ajo që është antiligjore duhet të goditet, ajo që është brenda ligjit nuk ka pse të shqetësohet njeri pse përgjohet.
Këto deklarata deputeti i LSI-së i bëri gjatë një dalje për mediat në qytetin e Lezhës.
(tema / r.a)