Kryeministri Edi Rama ishte në Vlorë për ndeshjen e Flamurtarit, por jo vetëm. Në një prononcim për Top Channel, ai deklaroi se stadiumi i Vlorës do të jetë ai i radhës që do t’i nënshtrohet ndryshimit.
“Nuk jam një ndjekës i rregullt i kampionatit, vij shumë rrallë në stadium, kështu që nuk kam ndonjë gjë të veçantë për të thënë. Për sa na takon, ne do vijojmë të bëjmë çmos për të përmirësuar infrastrukturën sportive dhe kam besimin se pas Arenës Kombëtare radhën e ka kompleksi i Flamurtarit”, deklaroi Rama.
Ai shprehu bindjen se, “do bëjmë një kompleks modern ku do përfshihet stadiumi, pallati i sportit dhe mjediset për sportet e tjera”.
Të gjitha këto, “për t’i dhënë rinisë vlonjate mundësinë që të zhvillojë talentin e vetë dhe të vijojmë punën për zhvillimin e gjeneratës tjetër, kur kampionati i futbollit besoj se do të jetë më dinjitoz”, tha Rama.