Kryetari i komisionit të posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafa, bëri të qartë sot se mazhoranca nuk do të mbështes asnjë draft alternativ, i cili është jashtë draftit të hartuar nga ekspertët e nivelit të lartë në bashkëpunim me ekspertët ndërkombëtar. Deklarata e Xhafës vjen si kundërpërgjigje ndaj disa deklaratave të bëra disa orë më parë nga ana e kryetarit të PD-së, Lulzim basha, sipas të cilit, PD ka draftin e saj alternativ lidhur me Reformën në Drejtësi.
Sipas Xhafës, deklarata për drafte alternative, të cilat përpiqen të anashkalojnë draftin aktual vetëm sa synojnë të shtynë e të zhbëjnë Reformën në Drejtësi. “Mazhoranca nuk mbështet drafte të tilla, jashtë draftit aktual. Është tjetër gjë fakti që mbi draftin aktual të propozohen amendamente. Kjo është e drejtë e çdo ligjvënësi”, deklaroi Xhafa.
(javanews.al) M A