Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është paraqitur për të raportuar në komision sëbashku me zv.minsitrin Stefan Çipa. Ai tha se policia nuk ka përgjuar dhe nuk do të përgjojë kurrë. Tahiri deklaroi se policia nuk është trajnuar për përgjim.
Ndërkohë, Flamur Noka është shprehur se ka informacion se policia nuk po bashkëpunon me Prokurorinë duke mos ia dorëzuar pajisjen në fjalë. Në lidhje me këtë pretendim, Tahiri tha se Komisioni është mbledhur veç mbi bazën e thashethemeve dhe nuk ka asnjë informacion zyrtar. “Ia kemi dorëzuar apo jo, drejtojuni Prokurorisë ose medias që e ka nxjerrë këtë lajm” – tha Tahiri.
“Unë besoj se komisioni është më serioz sesa ato që qarkullojnë në media. Policia e Shtetit nuk ka patur, nuk ka dhe as mund të ketë pajisje përgjimi. Policia e shtetit bën detyrën e saj në përpjekje maksimale për të reformuar sektorin e sigurisë dhe mbi të gjitha për të dhënë një standard të ri shërbimi dhe sigurie. Ajo që kemi trashëguar në policinë e shteti është një varfëri totale si nga infrastruktura ashtu dhe nga përgatitja profesionale” – tha në fillim të fjalës së tij ministri i Brendshëm.
Tahiri tha se bota e krimit ka më shumë mundësi financiare sesa agjencitë ligjzbatuese.
“JO vetëm që është më e pasur, por deri dje edhe më e fuqishme. Për këtë arsye, në Polici kërkohen kapacitete të tilla që të arrihen rezultate në luftën kundër kriminelit. Ne e filluam duke ringritur Akademinë e Sigurisë që kishte 10 vite jashtë funksioni” – tha Tahiri.
Por ministri është ndërprerë nga kryetari i Komisonit, i cili ka kërkuar nga Tahiri që të tregohet konkret.
“Nuk ka nevojë të vendosni kasetën se i kemi dëgjuar këto. Nuk është në interes se ç’keni bërë ju në Akademi” – tha Noka.
Por deputetët socialistë i kanë kërkuar Flamur Nokës të mos prishë seancën dëgjimore.
“Që qytetarit t’i shërbehet më mirë, policia duhet të ketë njohuri maksimale dhe profesionale. Ne mendojmë se bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtar është tepër i rëndësishëm dhe eksperienca e tyre e vyer është ndihma më e madhe që mund të na japin” – vijoi Tahir.
Në fjalën e tij, ministri i Brendshëm tha se Policia ka një program trajnimesh ku përfshihet edhe përdorimi i metodave dhe teknikës hetimore.
“Ne nuk mendojmë se krimi luftohet me injorantë, por me profesionistë. Në lidhje me atë që ju kërkoni, Prokuroria e Tiranës ka një proces hetimor dhe ajo do t’ju kthejë përgjigje. Jam i gatshëm dhe i kam vënë në dispozicion gjithçka për kërkesat që ka. Ju deklaroj me përgjegjësinë mnaksimale se deri në ditën e fundit që do jem në këtë dëtyrë, nuk do ta shkel ligjin. Në bashkëpunim me partnerët ne përdorim dhe do të përdorim çdo pajisje që është e ligjshme” – tha Tahiri në Komision.
I pyetur për deklaratat në emisionin e Sokol Ballës, Tahiri mohoi kategorikisht të ketë pranuar se policia ka një pajisje përgjimi.
“Pajisja është në pronësi dhe në përdorim nga partnerët italian. Unë kam thënë është një pajisje mësimore që nuk bën përgjim” – tha Tahiri.
Ai ritheksoi se Komisioni po heton rastin bazuar vetëm në thashetheme dhe informacione në media. “Mesa kuptoj, vetëm informacion zyrtar që nuk ka në këtë komision” – deklaroi ai.
Ndërkohë ish-ministri Noka nuk e ka lejuar të flasë për gjendjen e Policisë në të kaluarën duke i fikur mikrofonin.
Ai u pyet nëse e ka penguar Prokurorinë ta konfiskojë pajisjen, por Tahiri tha se policia i bindet urdhrit të Prokurorisë.
Tahiri tha se për të marrë përgjigje për këtë pyetje, komisioni t’i drejtohet Prokurorisë dhe medias që e ka hapur këtë lajm.
Pjesë nga debati:
Lutaj: Zoti kryetar, mos abuzo me të drejtën që ke, jepi seriozitet kësaj seance… të lutem na lër të dëgjojmë Ministrin…
Noka: Mereni me qetësi
Lutaj: Lëreni të flasë, kaq po ju them, lëreni të flasë…!
Noka: O zoti Ministër, nuk ju ka thirrur njeri juve për këtë! Keni gjë për të thënë për çështjen?! Nëse skeni gjë, e diskutojmë ndryshe pastaj. Ju lutem flisni për çështjen zoti Ministër, tmso tju tërheq vëmendjen sepse nukk është normale.
Tahiri: Më lini të mbaroj, do ju përgjigjem për çdo pyetje por më lini të mbaroj parashtresën….
Noka: Prej kohësh qarkullon, fillimisht në media, një informacion, se një pajisje përgjimi është futur në territorin e republikës së Shqipërisë në mënyrë të paligjshme dhe se disponohet po ashtu në mënyrë të paligjshme nga policia e shtetit.
Tahiri: Pavarësisht se edhe në parashtresën e informacionit tuaj, unë përsëris se ftesa e komisionit është më serioze se ato që qarkullojnë në media. Policia e Shtetit nuk ka pasur, nuk ka dhe as mund të ketë asnjë pajisje përgjimi. Policia e Shtetit bën detyrën e saj, në përpjekjen maksimale për të reformuar sektorin e sigurisë dhe mbi të gjitha për t’i dhënë një standard të ri shërbimi e sigurie qytetarit shqiptar. Ajo që kemi trashëguar nga Policia e Shtetit është një varfëri totale qoftë nga pikëpamja kulturore dhe përgatitja e Policisë për të bërë detyrën siç duhet. Pra në kapërcyell të 25 viteve, Policia e Shtetit është në fazën për reformim, por trashëguam mungesën në kapacitete për të pasur rezultate konkrete në luftën kundër krimit. Ju e dini që bota e krimit ka më shumë mundësi financiare se agjencitë ligjzbatuese. Bota e krimit është jo vetëm më e pasur, por dhe deri dje më e paprekshme dhe për këtë arsye kërkohet që në Policinë e Shtetit të zhvillohen kapacitete të tilla që do kenë rezultate solide. Ringritëm akademinë e sigurisë.
Noka: Jeni thirrur në këtë seancë dëgjimore vetëm për të folur për ekzistencën apo mosekzistencën e një pajisje, futjen apo mosfutjen e saj dhe ligjshmërinë apo mosligjshmërinë e saj. Kaseta që sapo nisët të thonit e keni bërë sa herë keni ardhur këtu… nuk ju pyeti kush se cfarë reforme keni bërë në policinë e shtetit. Kjo seancë ka një cështje konkrete, jeni thirrur për shkak se ka nevojë të qartësohet ligjshmëria e kësaj gjëje për deputetët dhe qytetarët e republikës… nuk i duhet kujt se ckeni bërë ju në Ministri, e keni larë apo e keni lyrë, nuk na duhet…
Tahiri: Unë kam bindjen se në rast se më lini të them atë që kam nisur do ta kuptoni. E filluam reformën në akademinë e sigurisë pas 10 viteve inekzistencë, për të hetuar ashtu siç duhet kriminalitetin. Na është vënë në dukje mungesa e kapaciteteve profesionale në policinë e shtetit. Të garantosh sigurinë në këtë vend, do ide, projekte. Ne kemi menduar se përpjekja jonë për të reformuar këtë sektor dhe për të rilindur policinë e shtetit që e gjetëm në atë derexhe, ishte ta nisnim nga Akademia e Sigurisë. Sot aplikojnë mijëra të rinj për këtë shkollë.
Lutaj: Zoti kryetar, mos abuzo me të drejtën që ke, jepi seriozitet kësaj seance… të lutem na lër të dëgjojmë Ministrin…
Noka: Mereni me qetësi
Lutaj: Lëreni të flasë, kaq po ju them, lëreni të flasë…!
Noka: O zoti Ministër, nuk ju ka thirrur njeri juve për këtë! Keni gjë për të thënë për çështjen?! Nëse skeni gjë, e diskutojmë ndryshe pastaj. Ju lutem flisni për çështjen zoti Ministër, tmso tju tërheq vëmendjen sepse nukk është normale.
Tahiri: Më lini të mbaroj, do ju përgjigjem për çdo pyetje por më lini të mbaroj parashtresën….
Noka: Pajisja që dispononi, që disponon policia, ka hyrë në mënyrë të ligjshme apo në mënyrë të paligjshme… me cfarë statusi ka hyrë kjo pajisje
Tahiri: Ligjshmërinë e kësaj e jep prokuroria… unë rezervohem të jap mendimin tim, bëni durim deri në përfundimin e hetimeve të prkurorisë.
Noka: Zoti Ministër, përpara jush kreu i policisë Çako tha se një pajisje e tillë nuk ekziston, ndërsa ju sapo thatë që ekziston, pra e nxorrët në gënjeshtër
Tahiri: Nëse ka thënë kështu, atëherë cojeni në Prokurori, ndiqeni penalisht… mos përhapni më shumë tymnajë, cojeni në Prokurori.
Dogjani: Edhe ju dolët jashtë subjektit dhe nuk di të them nga tja nis… tja nisësh për ekonominë…
Noka: Zoti Dogjani lëreni ekonominë… ju lutem tek çështja, qëndroni tek çështja.
Dogjani: Jo të lutem se vjen e na flet këtu për reformat… Shqipëria është e mbuluar nga droga, për cfarë sigurie të flasësh, për Escobarët e drogës…?
Noka: Ju lutem zoti Dogjani, meruni me çështjen
Dogjani: Duke respektuar seancën dëgjimore dhe meqenëse kryetari thot të mos dalim nga objekti… unë i kam disa pyetje
Neve nuk na shqetëson përgjimi që përdoret nga institucionet ligjzbatese, madje kjo gjë duhet të implementohet më shumë, në kushtet kur shqipërinë e ka mbuluar droga… sapo deklaruat se kjo pajisje është në pronësinë e Interforcës… a është detyrë e policisë për të trajnuar punonjësit e saj për përgjimet?!
Kjo pajisje e cila ka dy muaj që ka ardhur fillimisht është vendosur në Vlorë, desha të di pse pikërisht në Vlorë dhe ku ndodhet tani kjo pajisje?!
Mua nuk më shqetëson fare pse bëhet përgjimi, por të bëhet me ligj, nuk shqetësohem se përgjohen deputetët apo opozita, por të bëhet me ligj!
Tahiri: Sic edhe ju e theksuat në pyetje… ndoshta ky ka qenë vlerësimi i tij për cilësin e informacionit, pra mund të ketë qenë një informacion i cilësisë së dobët që i jepet Presidentit por jo Kryeministrit… nuk jam informuar nga drejtori i SHISH…zyrtarisht unë nuk besoj se siguria ndërtohet duke parë në Google!
Noka: e ke informuar ti zotëri Kryeministrin për pajisjen në fjalë?!
Tahiri: Më lër të mbaroj…Nuk mund ta fsheh prej jush që do ta kisha preferuar që drejtori i SHISH të kërkonte informacion nga Ministria apo nga unë… por kjo mbetet në dëshirën dhe vlerësimin e tij. Kam bindjen se më shumë është shkelur siguria kombëtare nga ato që u thanë nga kreu i shërbimit informativ sesa…
Noka: Nuk të pyeti kush për vlerësimet e tuaj për kreun e SHISH…!
(javanews.al / a.k/ r.a)