Miliona refugjatë kudo në botë rrezikojnë të shndërrohen në të pastrehë nëse grupet humanitare nuk marrin fondet e nevojshme, paralajmëroi OKB-ja, duke i bërë thirrje sektorit privat t’i vijë në ndihmë.
Duke vlerësuar se i nevojiten gjysmë miliardi dollarë (440 milionë euro) për të ndihmuar në strehimin e rreth dy milionë refugjatëve deri në vitin 2018, Komisioneri i Lartë për Refugjatët në OKB (HCR) ka filluar një fushatë, “Nobody Left Outside”, duke i bërë thirrje sektorit privat të kontribuojë për nevojat e organizatës.
“Kjo fushatë synon individët, sipërmarrjet, fondacionet dhe filantropët në të gjithë botën”, shpjegon HCR-ja në një komunikatë, duke theksuar se në vitin 2015 sektori preivat ka kontribuar gjithsej në nivelin e tetë për qind.
Shpërnguljet me forcë janë shtuar dekadën e fundit, një situatë që vjen në pjesën më të madhe për shkak të konfliktit sirian.
(javanews.al /r.a)