Mediat italiane raportojnë se 29 vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte në arrest shtëpie për drogë dhe prostitucion.
Policia ra në gjurmë të tij dhe e gjeti në makinë me prostitutën. Mësohet se ai për të humbur gjurmët kishte përdorur makinën e gruas për të shkuar deri në takimin me prostitutën, por duket se nuk mundi të shpëtonte dot, pasi u kap mat. (javanews.al /r.a)