Policia njofton se nga ana e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme, Antikontrabanda dhe Sektori Kundër Krimit Financiar në Fier, u nalizua operacioni i përbashkët “EVAZIONI”, në saj të të cilit u ndalua administratori i subjektit “SOKOLI CO”, shtetasi Xhemil Hoxha, banues në Mallakastër, me aktivitet në fushën e hidrokarbureve.
Ndalimi i tij u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e subjektit të tij, në Ballsh, i’u gjet një sasi prej 106 mijë litra naftë bruto e pa deklaruar në autoritetet doganore dhe për rrjedhojë duke shmangur kështu detyrimet doganore në vlerën 500 milionë lekë (te vjetra).
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kontrabandë me mallrat që paguajnë akcizë dhe fshehje të të ardhurave”, parashikuar nga Nenet 172 e 180 të Kodit Penal. (javanews.al / r.a)