Shqipëria në asnjë mënyrë nuk po mund t’i ikë përfshirjes në debate të mëdha. Pas Britanisë së Madhe ku Shqipëria padashje u bë temë diskutimi lidhur me daljen ose jo të këtij shteti nga BE-ja, tash Shqipëria bëhet kryelajm në mediat amerikane.
Kështu, në mes të fushatës elektorale në SHBA, një lajm nga Shqipëria ka pushtuar faqet e qindra mediave amerikane.
Një qytet shqiptar ka vendosur të ngrejë një bust për kandidaten presidenciale, Hillary Clinton, raporton CBS.
Bëhet fjalë për vendimin e marrë në Sarandë për të ngritur një bust për Clinton si vlerësim për kontributin që ka dhënë ajo për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.
Zëdhënësi i Bashkisë, Thoma Nika tha se vendimi është marrë në mënyrë unanime nga këshilli bashkiak. Busti do të vendoset në bulevardin kryesor, përgjatë bregut.
“Vlerësimi i bëhet për dimensionin e saj si grua në politikë dhe si përfaqësuese e miqësisë së vjetër SHBA- Shqipëri, por edhe për kontributin e dhënë për shqiptarët në momente të rëndësishme historike,” tha Nika.
Busti është prodhuar tashmë nga skulptori shqiptar, Idriz Balani.
Nika insiston se vendimi i kësaj jave nuk ka lidhje me procesin presidencial në SHBA. Për këtë vendim të Bashkisë së Sarandës, kanë raportuare dhe mediat e tjera amerikane si The Ëashington Post, AP, etj.
Mediat amerikane theksojnë se shqiptarët i kanë ngritur një shtatore edhe bashkëshortit të Clinton për kontributin e dhënë në çlirimin e Kosovës. (b.an)
Cfare idiotesh………