Kompozitori 87 vjeçar flet për picën e tij të preferuar, pse nuk i pëlqejnë macet dhe të qenit i martuar për 60 vjet. Po shqetësohem çdo herë e më shumë.
Edhe pse tani jam më i sigurt në vetvete, nevoja ime që të jem çdo herë e më i mirë dhe të përmirësoj veten por bëhet më e fuqishme. Me siguri dukem shumë i shqetësuar shumicën e kohës, dhe kjo është për shkak unë jam i shqetësuar. Puna ime ka shumë përgjegjësi.
Fëmijëria ime ishte e vështirë. Jam rritur në Romë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Qyteti së pari ishte i okupuar nga gjermanët, më pas arritën aleatët.
Nganjëherë nuk kishim mjaftueshëm për të ngrënë. Pasi përfundoi lufta, mora vesh të gjitha gjërat e tmerrshme që kanë ndodhur nëpër vendet e tjera dhe jam ndier me fat.
Jam i lumtur që e kam fituar Oskarin, më në fund. Tarantino nuk ma ka treguar filmin kur ma kërkoi t’ia shkruaj muzikën për “The Hateful Eight” – ai thjesht ma dërgoj përkthimin e skenarit në italisht. Më pëlqeu, po ashtu edhe gruas sime i pëlqeu, dhe kështu thashë po.
Takimi me bashkëshorten time, Maria, dhe martesa më të, janë gjërat më romantike të jetës time. Ajo ishte shoqe me motrat e mia.
Ne jemi të martuar qe 60 vjet. Kur i bëra 40 vjet, i thashë asaj se do ta ndërpres kompozimin e muzikës për filma dhe do t’ia dedikoj kohën time asaj që e quaj “muzika absolute” e imja. Të njëjtën e thashë edhe në moshën 50 vjeçare, 60 vjeçare, 70, dhe 80 vjeçare. Ndoshta kur të mbush 90 vjec, do të pushoj me të vërtetë.
Nuk më pëlqejnë macet. Më pëlqejnë kuajt, disa prej majmunëve dhe qentë e lezetshëm që nuk janë shumë agresivë.
E kam pasur një mace të shkëlqyeshme e të madhe dhe një ditë kur hyra në kuzhinë e pashë që kishte hipur mbi tavolinë, duke e shkatërruar tërë ushqimin që ne do ta hanim atë ditë. U mërzita dhe për këtë e mora dhe e dërgova atë mace në shtëpinë e një miku në fshat.
Sergio Leone nuk më njohu menjëherë. Ne kemi qenë në shkollë së bashku për një vit kur kemi qenë shumë të rinj.
Por kur ma kërkoi që t’ia shkruaj muzikën për filmin “Fistful of Dollars, ai nuk e dinte që isha i njëjti Morricone nga shkolla fillore. Së shpejti e kuptuam dhe unë i thashë po kërkesës së tij.
Pica ime e preferuar është ajo Napoletana: me domate, djathë mozzarella dhe me një lloj të veçantë sardele (anchovies). Peta e picës duhet patjetër të jetë e hollë.
Nuk e di emrin e asnjë prej e muzikantëve të zhanrit pop. Muzika pop është e standardizuar; ajo po bëhet që të kënaqë audienca më të mëdha të mundshme. Unë gjithashtu kompozoj për të kënaqur audienca të mëdha, por kur e dëgjon muzikën time, ju e kuptoni që e kam studiuar dhe se e kam aplikuar tërë historinë e kompozimit.
Nganjëherë them: “Jo – nuk do e bëj këtë”. Të punosh me regjisorin italian, Pier Paolo Pasolini ka qenë gjë e mrekullueshme, por në fillim ai ma kërkoi që të përdor diçka nga pjesë të muzikës klasike në vend të prodhimit të një muzike origjinale.
Unë refuzova dhe thashë: “Në rregull, ju mund ta shkruani muzikën që e doni, nëse vendosni t’i shtoni disa prej kompozimeve më të rëndësishme diku në muzikën e filmit. Ishte një lloj besëtytnie, pra ia bëra qejfin.
Zgjohem shumë herët, dhe bie në gjumë herët gjithashtu. Një ditë të zakonshme, e filloj me disa ushtrime, më pas e lexoj gazetën.
Rreth orës 9 të mëngjesit filloj të shkruaj muzikë dhe kështu vazhdoj deri në kohën e drekës. Më pas drekoj me bashkëshorten time dhe bisedoj me të, ndërsa më pas e vazhdoj punën deri vonë pasdite.
Të gjithë duhet të vdesin. Nuk jam veçanërisht i frikësuar prej kësaj. Ajo që me të vërtetë më frikëson është mundësia që të vdes para bashkëshortes time, ta lë atë vetëm apo anasjelltas. Ideale do të ishte të vdesim së bashku, përgatiti Express. (b.an)