Gjatë muajit korrik të këtij viti do të fillojë ndalesa e mjeteve për fondin e sigurimeve shëndetësore, ku parashihet se nga paga bazë do të paguhet 7 për qind – 3.5 nga i punësuari dhe 3.5 nga punëdhënësi – është shprehur në emisionin “Kontakt” me Valdrin Krasniqin në Tribuna Channel, nënkryetari i Sindikatës së Policisë, Shaban Tasholli.
“Sigurimin shëndetësor zyrtarët policor do ta kenë nga janari i vitit 2017”, ka deklaruar Tasholli.
Ai ka folur edhe për mos zbatimin e Ligjit të Policisë së Kosovës, duke thënë se aktualisht nuk ka fonde të mjaftueshme.
“Është caktuar një komision përkatës i cili është duke punuar intensivisht që gjatë vitit të ardhshëm të nis implementimi i Ligjit të Policisë”, ka thënë ai. (b.an)