Klement Balili, i cilësuar si “baroni i drogës” apo ndryshe dhe “Escobari i Ballkanit” sipas asaj që raportojnë mediat greke ka trafikuar në vendet perëndimore qindra tonë hashash dhe dhjetëra kg kokainë.
Por si realizohej kjo? Balili, që ndryshe thirrej “Kelly” përdorte kampionë transporti për të fshehur drogën, të cilët i kalonte pa probleme në doganë.
Por përveç kësaj rruge, Balili që shërbente për sigurimin e drogës, dërgonte lëndë narkotike në Greqi duke përdorur dhe motoskafë të shpejtësisë së lartë, duke e dërguar fillimisht në ishujt jonianë të Greqisë dhe më pas në vendet e Evropës Qendrore dhe Perëndimore.
Gjatë hetimeve gjithashtu është zbuluar se, 44-vjeçari kishte planifikuar të transportonte 60 kg kokainë vetëm pesë ditë pas sulmeve vdekjeprurëse në Paris, ku terroristët shkaktuan 130 viktima.
Në atë kohë, lëvizja nga Belgjika në Itali ishte pezulluar për shkak të masave të rrepta të sigurisë dhe në pikat doganore kontrollohej çdo automjet për të identifikuar xhihadistët e kërkuar. Kjo bëri që transporti i drogës të shtyhej.
Në një rast tjetër në prill 2015, grupi i tij u përpoq që të dërgonte kokainë nga Belgjika në Oslo të Norvegjisë përmes një kamioni transporti ndërkombëtar. Por, dërgesa u pezullua për shkak se kamioni ishte më i madh sesa madhësia që lejohej në Norvegji. panorama/ a.k