Zv/drejtori i Policisë së Shtetit, Ardian Çipa ka dëshmuar sot për mëse dy orë teksa është marrë në pyetje në prokurorinë e Tiranës, lidhur me pajisjen e shumëpërfolur të përgjimit që ka policia shqiptare.
Lajmin e kanë konfirmuar për “Panorama.al”, burime të besueshme, të cilat thanë se Çipa ka dhënë sqarime për rrethanat që është marrë kjo pajisje në dorëzim nga policia shqiptare.
Përveç kësaj, zv/ drejtori i Policisë së Shtetit ka sqaruar edhe detaje rreth përdorimit të saj nga ana e policisë.
Pritet që sqarime në Prokurori të japë në ditët në vijim edhe Haki Çako.
Opozita, akuzon qeverinë se po përgjon zyrtarë të lartë vendas dhe të huaj, teksa pak ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një listë me personat që sipas tij policia po i përgjon. a.k