Nëse deputetja demokrate Jozefina Topalli nuk do të largohej nga mbledhja e Komisionit të Jashtëm atëherë dekreti i Presidentit për rishqyrtimin e ligjit “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë” nuk do të ishte rrëzuar.
Vangjel Dule i PBDNJ la sallën e komisionit në kohën që do votohej.
Dade: Zoti Dule do të votoni?
Dule: Unë jam dakord që të mos rrëzohet
Dade: Domethënë je me opozitën.
Pasi këtij momenti socialisti Namik Dokle bëri llogaritë.
Dokle: Bëri gabim që iku Jozefina se nuk do rrëzohej dekreti…
Me 5 votat e maxhorancës përballë 3 të opozitës dekreti u rrëzua.
Dade: Dekreti bie me shumicë votash në komision.
Përfaqësi i Ministrisë së Jashtme mbrojti ligjin duke theksuar se argumentimi i bërë nga isntitucioni i presidencës nuk ishte i saktë.
Përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme: Interpretimi është bërë. Ne nuk mendojmë se është i saktë.
Maxhoranca dhe Opozita paraqitën argumentat e tyre pro dhe kundër.
Selami: Ose të biet në një marrëveshje ku specialistët të pranojnë që neni 121 i kushtetutës pak më sepcifike 1,2,3,4 cfarë do të thotë. Ose ky pastaj është një rast klasik ku kushtetuta duhet interpretuar.
Dade: Unë nuk besoj se ne duhet të ngarkojmë gjykatën Kushtetuese me këto çështje që janë lehtësisht të kuptueshme.
Dokle: Parlamenti nuk duhet të marrë përsipër atë cfarë nuk i takon ta marrë përsipër.
Vendimi i komisionit të jashtëm i kalon Kuvendit për votim. Oranews/ a.k