Ndërsa në Shqipëri nuk ka asnjë njoftim për ndonjë muxhahedine të arrestuar, Irani vazhdon të flasë për një të tillë, e cila sipas tij është arrestuar në Shqipëri dhe është përgjegjëse për sulmet me bombë në Partinë Republikane Islamike në vitin 1981.
Gjenerali Hosein Ashtari, i bëri thirrje autoriteteve shqiptare ditën e hënë, që të ekstradojnë muxhahedinen që ai pretendon se është arrestuar në Shqipëri.
“Shqipëria nuk po tregon aspak bashkëpunim me Iranin dhe policinë e vendit tonë për muxhahedinen terroriste, që është përgjegjëse për sulmet me bombë në selinë e Partisë Republikane Islamiste në vitin 1981”, tha ai në një konferencë për mediat.
“Ajo është në listën e njerëzve më të kërkuar të Iranit dhe është arrestuar në Shqipëri. Ne duam që ajo të ekstradohet”, tha ai.
Ndërkohë, në Shqipëri autoritetet mohojnë që të jetë arrestuar ndonjë muxhahedin për llogari të Iranit.
ma.me