Policia greke duket se ka mbledhur prova që e kanë çuar në zbulimin e autorit të vrasjes së bariut shqiptar, Bledar Tërpollari. 26-vjeçari u gjet i vrarë me kokë të prerë rreth 10 ditë më parë në një fshat në Thesprotia.
I dyshuari kryesor, i cili nuk identifikohet nga autoritetet greke është zbuluar nga analizat mbi trupin e viktimës dhe informacione të tjera të mbledhura nga Policia.
Shqiptari i dyshuar mësohet se ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje për të larguar dyshimet nga vetja se Tërpollari është vrarë për përfshirje në trafikun e drogës, shkruan panorama. Por, oficerët e policisë kanë prova që ai është i dyshuari kryesor për vrasjen e bariut shqiptar dhe për këtë çështje hetimet ende vazhdojnë. a.k