Një gazetare britanike, e dhënë pas thashethemeve në gjirin e politikës, është vënë vetë në qendër të tyre. Serena Cowdy është përfolur për lidhjen e saj me dy deputetë njëkohësisht, raporton “Daily Mail”.
Stewart Hosie, 53 vjeç, dhe Angus MacNeil, 45 vjeç, janë ndarë nga gratë pas marrëdhënies me gazetaren 36-vjeçare.
Deputetët e Partisë Kombëtare Skoceze thuhet se janë në rivalitet me njëri-tjetrin për gazetaren bionde.
Hosie, deputet i rëndësishëm i Partisë Kombëtare Skoceze njoftoi të dielën se po divorcohet nga e shoqja, Shona Robison, politikane me peshë në të njëjtën parti. Kjo e fundit e ka marrë vesh lidhjen e të shoqit vetëm 10 ditë më parë.
Edhe deputeti tjetër, Angus MacNeil, njoftoi ndarjen nga gruaja vitin e kaluar, jo shumë kohë pas fundit të marrëdhënies me gazetaren.
ma.me