Dy shqiptarë të moshës 42 dhe 33 vjeçare kanë mundur të arratisen nga Komisariati i Policisë së Selanikut, përpara se të transferoheshin në një burg. Mediat shkruajnë se në dhomën ku ata mbaheshin mungonin hekurat e dritares.
Sipas medias greke 42 vjeçari është arrestuar për vrasje në vitin 2009 teksa në momentin e arrestimit, ai i ka qëlluar dhe forcave të policisë.
33 vjeçari është arrestuar për trafik droge. javanews/ a.k