Koorporata Eletroenergjitike Shqiptare (KESH) ka hapur proçedurën e shitjes së energjisë për periudhën 18-22 maj 2016, nisur nga sezoni pranveror që kushtëzon uljen e nevojave të vendit për energji elektrike, në krahasim me disa muaj me parë.
Burime nga KESH bëjnë të ditur se, kjo gjë e ka transformuar sektorin energjetik në një sektor fitim prurës, i cili natyrisht ka efekte pozitive edhe në bilancin tregtar të vendit si dhe në të ardhurat në buxhet.
Sipas KESH-it, prodhimi i energjisë eklektike gjatë muajit maj ka arritur në nivelet maksimale duke bërë që nga eksporti i tepricave të përfitohet rreth 8.2 milion euro vetëm në javët e para të muajit maj. Kjo ka ardhur si pasojë e shfrytëzimit maksimal të prurjeve nga Korporata Energjetike Shqiptare.
Sipas KESH, në hidrocentrale po punohet me të gjitha kapacitet e mundshme duke rritur prodhimin ditor të energjisë në rreth 20,000 Mwh. Që prej datës 1 maj, KESH po mbulon gjithë kërkesën e vendit për energji elektrike, përfshi humbjet e OSHEE-së në rrjetin e shpërndarjes që vlerësohen rreth 84,480 MWh apo 2.2 milion euro. (javanews.al /r.a)