Kina, blerësi më i madh i aksioneve të thesarit amerikan, do të zvogëlojë pjesën e vetë në mars, sipas të dhënave të fundit të publikuara dje nga departamenti amerikan i Thesarit.
Kina e reduktoi pjesën e vetë të aksioneve mbi thesari me 7,7 miliardë dollarë amerikanë duke arritur në 1,2446 trilionë dollarë në mars, pas një rritje me 14,4 miliardë dollarë në shkurt.
Japonia, që është blerësi i dytë i huaj më i madh i aksioneve në thesarin amerikan, e rriti pjesën e saj me katër miliardë dollarë duke arritur në 1,1371 trilionë dollarë në mars.
Këtë muaj, vlera totale e aksioneve të blera nga të huajt në thesarin amerikan u rrit në 6,287 trilionë dollarë, ndërkohë që në shkurt ishte 6,2362 trilionë dollarë. (javanews.al / r.a)