Efektivë e Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë arrestuan 26-vjeçarin Xhevahir Poleshi, 26 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.
Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se Gjykata e Genovas në Itali ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për 26-vjeçarin, për veprën penale të vjedhjes.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim me shkresën e datës 12.05.2016 nga Zyra Qendrore Interpol Tirana pasi, Interpol Roma ka bërë shpalljen në kërkim ndërkombëtar me datë 04.05.2016, në bazë të vendimit penal të Gjykatës Genova/Itali, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të “Vjedhje” parashikuar nga Nenet 56, 61,81, 110, 624, 625 të Kodit Penal Italian. U njoftua ZQK Interpol Tirana, për vazhdimin e procedurave dhe kryerjen ekstradimit të Xhevahir Poleshi drejt shtetit italian”, thuhet në njoftimin e policisë.
BW/d.i.