Të gjithë personat që duan të pajisen me librezë shëndetësore, të cilët duan të punësohen në vende punë kryesisht shërbimi siç janë lokale, pastiçeri, restorante etj, e kanë fare të lehtë që të sigurojnë një librezë shëndeti. Nuk është e nevojshme që të kryejnë disa vizita dhe kontrolle mjekësore tek mjeku I familjes, të vizitohen nga polmonet, të bëjnë analizë prokulture dhe të vizitohen nga mjeku i lëkurës. Marrja e këtyre 4 firmave për të nxjerr librezën shëndetësore kërkon kohë , por nëse takon ispektorin e duhur sorrollatjet marrin fund. Nuk të duhet të kryesh asnjë analizë dhe vizitë mjeksore , por vetëm të paguash. Gazetarët e Fiks Fare mësuan se në Institutin Shëndetësor Shtetëror është një inspektor që kundrejt pagesës të jep në dorë librezën e shëndetit dhe çdo lloj certificate për të cilën ka nevojë një biznes.
Inspektori Elion Karaj të siguron librezën e shëndetit brenda ditës duke lotësuar edhe shëniemt e jekëve specialsit ënë librezë.
Gazetarët ju drejtuan këtij institucioni duke kërkuar inspektorin Elion Karaj. Pas takimit me inspektorin Karaj gazetarët e Fiksit prezantohen si pronarë të një lokali të cilët ligji i detyron të pajisin punëtorët me librezë shëndeti.
Gjatë bisedës inspektori ju tregon që për të dalë libreza e shëndetit ka një afat kohor prej 3 ditësh. Pyetjes së gazetarëve nesë ka ndonjë mënyrë tjetër dhe më të shpejtë për të nxjerrë këtë librezë , inspektori Karaj u përgjigjet: “Tashti, më i bo shkurt e shkurt, 2 libreza shkojnë 60 mijë lekë ore“. Pasi të dyja palët bien dakord për shumën që duhet paguar për dy librezat, inspektori I ISHSH kërkon të dhënat e personave për të cilët duhet të nxirren librezat e shëndetit. Ai gjithashtu u premton të interesuarve në fjalë , gazetarëve të fiksit, se brenda ditës librezat i kanë në dorë. Pas dorëzimit
të shumës prej gjashtë mijë lekësh të reja në orën 12 :00 të mesditës , Karaj pohon se në orën 16:00 librezat do të jenë gati. Por inspektori Karaj ka dyshimet e tij dhe u kërkon gazetarëve të Fiksit emrin e personit që I ka adresuar tek ai : “Kush ju adresoi ore, se po me vika çudi, ndaj po them.” Ai tregon se është inspektor në ministrinë e shëndetësisë dhe se ka ndihmuar shumë njerëz duke iu shitur librezat e shëndetit , ndaj dhe ka frikë se mos del në “Fiks Fare”.
Pas 4 orësh gazetarët takohen sërisht me inspertorin Karaj i cili ju dorëzon dy librezat shëndetësore në dorë të rregullta e me vulë të Autoritetit Shëndetësor Rajonal Tiranë. Gazetarët e pyesin edhe për çertifikatën e DDD-së ( dezinfektim,dezinsektim, deratizim) për lokalin, nëse inspektori mund t’I ndihmojë për ta nxjerrë edhe këtë në mënyrën që nxorrën librezat shëndetësore. Inspektori kërkon informacion për sipërfaqen e lokalit dhe pohon se e bën edhe DDD-në kundrejt katërmijë lekëve: “Numrin e telefonit e ke”- shprehet ai.
Pra, lëshimi i Librezave personale shëndetësore për individët që kanë detyrim pajisjen me to – kompetencë kjo e Inspektoratit Shëndetësor nuk bëhet kundrejt tarifës shtetërore prej 500 lekë të reja për çdo Librezë, por lëshohen me pagesa nën dorë , duke anashkaluar ekzaminimet mjekësore që kërkohen sipas Rregullores në fuqi.
Rruga ligjore për t’u pajisur me librezën shëndetësore, e cila duhet të ripërtërihet çdo vit që nga data e nxjerrjes së saj, personat duhet të jenë klinikisht të shëndoshë,, gjë që vërtetohet me tre vizita që ata duhet të kryejnë, te mjeku i mushkërive, te dermatologu dhe te mjeku i përgjithshëm i familjes. Po kështu, duhet të bëhet edhe koprokultura (analizë feçe) e cila kryhet pranë Autoritetit Rajonal Shëndetësor. Me kryerjen e këtyre ekzaminimeve shëndetësore, të interesuarit duhet t’i dorëzojnë ato pranë Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, duke paguar edhe një tarifë shtetërore 500 lekë.
Por inspektori i ISHSH anashkaloi të gjitha këto procedura dhe lëshoi dy libreza shëndetësore që mbajnë datat e vizitave mjekësore tekmjekët, dt e dorëzimin të analizës së koprokulturës dhe dy numra librezash 7356 dhe 7357./a.m.