Kryeministri Rama ka vlerësuar garën që u mbajt sot për ‘Fresh Voice’ e Tiranës dhe lë takimin për stacionin tjetër që do të jetë Shkodra.
“Në stacionin e Tiranës #FRESSHVOICE ishte për 9 orë rresht një garë plot energji, pasion, zëra të spikatur vajzash e djemsh të angazhuar për Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër. Gara do të vazhdojë në rrjetet sociale dhe parashihet shumë entuziazmuese. Stacioni tjetër është Shkodra”, shkruan Rama ne “Facebook”.
Partia Socialiste çeli një ditë pas Kongresit, fushatën e anëtarësimeve dhe përzgjedhjes së strukturave të reja drejtuese në organizatën rinore të saj, FRESSH. Juria që do të përzgjedhë djemtë dhe vajzat që do të drejtojnë organizatat e FRESSH-it në të gjithë Shqipërinë janë Pandeli Majko, Elisa Spiropali, Arlinda Dudaj dhe aktori Gazmend Paja./a.m.