Një vajzë 23-vjeçare në Florida është kafshuar nga një peshkaqen i vogël, i cili nuk iu shkëput nga krahu deri në spital.
Peshkaqeni, rreth 60 centimetra, nuk e lëshoi krahun e vajzës edhe kur të pranishmit e goditën dhe u përpoqën ta shkëputnin.
Ai ishte i llojit peshkaqen infermier, i cili rritet deri në 3 metra, ndaj në këtë aspekt vajza ka qenë me fat.
Peshkaqenët infermier janë të zakonshëm në plazhet në Florida dhe notojnë edhe në thellësi nën 1 metër. Zakonisht nuk i ngacmojnë njerëzit, nëse nuk ngacmohen vetë më parë, sipas Muzeut të Historisë së Natyrës në Florida.
Edhe për rastin në fjalë, dëshmitarët thonë se vajza e ngacmoi peshkaqenin pak para se ai ta kafshonte.
“Nëse ngacmohet, ai mund të kafshojë me fuqinë e një morse dhe të shkaktojë dëme serioze”, thuhet në sitin e Muzeut.
D.I.