Gazetari kosovar Milaim Zeka që ka ndjekur nga afër Eurovizionin habit me rrëfimin e tij. Në një status të tijin në Facebook, Zeka merr në mbrojtje këngëtaren Eneda Tarifa duke rrëfyer se Bora Kokëdhima e ka fyer atë në dhomën e grimit dhe se ka dashur t’i merrte fustanin me të cilin do dilte në skenë.
Gjithashtu ai nuk e kursen një gjuhë të ashpër për të gjithë gazetarët që kanë bërë komente negative në adresë të Enedës dhe paraqitjes së saj në Eurovizion. Zeka ka treguar dhe një seri episodesh të pakëndshme në që kanë ndodhur me Tarifën,
Raportimi per Eurovisionin dhe luften e Kosoves
“E kam kesaj radhe me nje pjese te kalemxhinjeve te Shqiperise, edhe disa analthithsave
Shkruajne per Eurovisionin, e as ne televizor nuk e shikojne. Shkruajne per kengen, ne nderkohe qe as per orkestrat e jevegjve te Lumi Lanes, nuk kane nivel te shkruajne. E sulmojne kengen, pa e lexuar, dhe as botuar kengen. Shkruajne per zerin e Enedes, pa e degjuar, po minimumi te merrnin nje prononcim as nga Edmon Zhulali, as nga Shpetim Sataçi, te ndodhur ne vendin e ngjarjes, pra ne Stokholm.
Asnje kalemxhi, as analthithes, nuk u mor psh me faktin, se pse vetem Shqiperia nuk kishte regjisor skenik?! Askush nuk u mor psh me ate se si kengetareja e vendit tone, pra Shqiperise se ndritur, naten e 10 majit, kur ishte paraqitja e pare, ajo, sebashku me turmen e mbi 10 mi vetave, duhet te ecete kembe per tek stacioni i trenit nentokesor, pastaj te shtyhej e te ropatej me mijera njerez, ne nje te ftohte te çmendur, sepse nuk i ishte pirositur nje taxi!!! Pra nje taxi, 25 euro!
Nuk eshte shkruar psh qe stilistja Bora Kokedhima, vetem qe nuk ishte lejuar te futej ne green room, e fyu Eneden ne menyren me te poshter, duke dashur edhe te ja mirrte fustanin. Ajo madje, pra Bora Kokedhima, u kthye ne Tr me daten 11, duke e shokuar kengetaren, qe po te isha ne vendin e Tarifes, do ta refuzoja ngjitjen ne Skene…!
Po jo. Ma lehte eshte me sha kengetaren. Me lehte eshte me fy, per kete kaste gazetaresh, qe per kondoma me te shkruajte, te bie sida.
Keta jane kasta e gazetareve, sikursr nje kaste tjeter qe shkruanin per luften e UÇK se, jo vetem nga kafete e Tiranes, po shume me zi se sa shtypi serb.
Shikoni more kolege te “nderuar” se cilit politikan, deputet, biznismen, apo bosi te medias po ja merrni ne goje me sabah, shtrengoni mire nofullat, e mos u merrni me kengen e Enedes. E shumta çka munde te beni, folni me Zhulalin, Saraçin, apo Kaçinarin, e mos … Se na bete hore!,- shkruan Zeka në Facebook.
BORA KOKËDHIMA: JA SI QËNDRON E VËRTETA
Deklarata e gazetarit kosovar, Milaim Zeka se stilistja ofendoi përfaqësuesen e Shqipërisë në Eurovizion, Eneda Tarifa, ka reaguar Bora Kokëdhima. Stilistja ka treguar versionin e saj sa i takon ‘sherrit’ për fustanin, ndërsa ka hedhur poshtë pretendimet e gazetarit. “Nuk jam shumë në dijeni të lajmeve, por unë e dija që komente do kishim. Komente ka patur që në fillim, negative dhe pozitive. Në fund të fundit, s’mund t’i kënaqësh të gjithë. Unë detyrën time e kam bërë deri në fund dhe siç e patë të gjithë, Eneda në skenë doli e veshur” deklaroi Bora për anabel.al.
Ndërkohë edhe përsa i përket akuzave se u kthye në Tiranë përpara përfundimit të spektaklit, që sipas Zekës, një gjë e tillë e la Enedën të shokuar, vetë Bora tha: “Unë shtyva afatin e koleksionit tim për të qëndruar pranë stafit. U ktheva se s’mund ta vonoja më shumë”. Komunikimi i Anabel me stilisten vjen fill pas komentit që gazetari i njohur kosovar Milaim Zeka bëri ditën e së hënës në faqen e tij në Facebook.
BW/d.i.