Një nga pikturat më të rëndësishme të kubizmit, “Femme Assise (1909)” të Pablo Picassos do të dalë në ankand më 21 qershor në Londër.
E krijuar në një udhëtim në verën e vitit 1909 në Spanjë, “Femme Assise” përshkruan Fernande Olivier, modele franceze që ishte subjekt i më shumë se 60 portreteve të Picassos, me të cilën kishte jetuar deri më 1912, raporton Financial Times.
Krahas artistit francez dhe mikut të tij, Georges Braque, spanjolli kishte shpikur një qasje të re të artit që ndryshoi traditat e perspektivës në favor të formave gjeometrike të mbytura në ngjyrën e hirtë dhe kafe. Lëvizje kjo që kishte ngritur debat të ashpër në fillim të shekullit të 20-të, por që kishte ndikim të madh në mesin e artistëve, transmeton Koha.net.
“Kjo ishte punuar kur Picasso ishte në zemrën e revolucionit në kubizëm”, ka thënë Helena Neëman, koordinatore e impresionizmit dhe artit modern në Sothbey, në të cilën do të ankandi.
Bashkë-kryetar i artit impresionist dhe modern në Sotheby, e cila do të ankand punën në Londër.
Kjo vepër nuk ka qenë në shitje që nga 1973, kur ishte blerë në ankand nga pronari aktual i saj, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. Ai e kishte blerë atë për 431 mijë euro.
Kurse tani pritet që të shitet rreth 38 milionë euro. Majin e kaluar vepra e Picassos “Les Femmes d’Alger” (version i vitit 1955), kishte vendosur rekord për veprën më të shtrenjtë të shitur në një ankand, duke u shitur për 157 milionë euro në shtëpinë e ankandeve Christie në New York. (b.an)