SPECIALE JAVANEWS / Në harkun e këtyre 25 viteve të fundit shumë gjëra kanë ndryshuar brenda PS, duke filluar që nga drejtimi i partisë, i ndarë në dy pjesë mes Fatos Nanos dhe Edi Ramës, ashtu edhe sa u përket niveleve të larta drejtuese të saj, duke filluar që nga Kryesia dhe Asambleja Kombëtare. Ajo që bie në sy është se shumë anëtarë kryesie të PS duke filluar që nga viti 1991 thuajse janë tashmë in-egizstentë politikisht, por ka dhe jo pak të tjerë të cilët vijojnë të jenë pjesë e kësaj kryesie, duke fillluar që nga Gramoz Ruçi, Pandeli Majko e me rradhë. Një studim i Institutit të Studimeve Politike ka nxjerrë në pah faktin se Ruçi është i vetmi anëtarë kryesie me numërin më të madh të mandateve si anëtarë i kupolës më të lartë drejtuese të PS me 7 nga 8 mandate kryesie, duke filluar që nga viti 1991 e deri në vitin 2020 kur mbaron dhe mandati i kryesis aktuale të zgjedhur pak javë më parë. Ruçi ka mandate më shumë se kryetari aktual i PS, Edi Rama dhe ish- kryetari socialist, Fatos Nano. Po të mos kishte dhënë dorëheqje nga kandidimi për në kryesinë aktuale, edhe Namik Dokle do të kishte të njëjtin numër mandatesh si anëtarë kryesie sa Gramoz Ruçi. Pas tyre, me numërin më të madhë të mandateve si anëtarë kryesie vinë Pandeli Majko dhe Arta Dade me 6 nga 8 mandate kryesie. Më pas renditen Et’hem Ruka me 5 mandate, dhe pas tij, Erion Braçe, Blendi Klosi, Arben Malaj, Bashkim Fino e Valentina Leskaj me 4 nga 8 mandate kryesie. Ajo që bie në sy në listën aktuale të kryesis së PS-së është fakti se shumë prej anëtarëve të saj janë me 2 mandate dhe disa të tjerë të zgjedhur për herë të parë si anëtarë kryesie.
Largimet e bujshme
Po cilët janë personazhet të cilët ndër vite kanë qenë dhe nuk janë më anëtarë kryesie të PS duke filluar që nga viti 1991 e në vazhdim. Në krye të listës spikat Fatos Nano, Dritëro Agolli, Servet Pëllumbi, Halil Lalaj, Shkëlqim Cani, duke vijuar me Rexhep Meidani, Kastriot Islami, Ylli Bufi, Sabit Brokaj, Ilir Meta e me rradhë. Janë të shumta arësyet e mospërfshirjes së mjaft emrave si anëtarë kryesie, duke filluar që nga mosha, gjendja shëndetësore, largimi nga PS duke krijuar subjekte të tjera politike si rasti i Ilir Metës apo Petro Koçit, apo dhe konvertimi në democrat I Kastriot Islamit. Por nga ana tjetër në këtë rrugëtim kanë ndikuar edhe oponencat apo distancat në raport me kryetarin e PS. Kjo e bën mjaft të pasur biografinë hisorike të socialistëve sa i përket strukturës më të lartë drejtuese, siç është kryesia, por nga ana tjetër është edhe një pasqyrë e dinamikës së zhvillimeve brenda kësaj force politike. Por sa demokratike kanë qenë zgjedhjet e kryesis së PS ndër vite? Ajo që vlen të theksohet është fakti se në dallim nga praktikat e mëparshme zgjedhore, këtë rradhë PS vendosi të mos ketë kandidatë rivalë, duke dhënë më shumë votëbesimin ndaj emrave të propozuar nga kryetari i partisë. Të gjithë emrat e kryesisë dhe sekretariatit u propozuan nga Rama. Asnjë emër nuk erdhi i propozuar nga baza apo anëtarët e tjerë të Asamblesë, ndaj edhe ekipi i ri vlerësohet se ka mbështetjen politike dhe besimin si staf i afërt i kryeministrit dhe kryetarit të PS dhe anasjelltas. Sesa demokratike është kjo, mbi këtë ngrihen shumë pikëpyetje. .
(javanews.al) Armando Meta