Bleona Qereti vazhdon të jetë e qartë në idetë e saj, oferta për meshkujt që duan ti fitojnë zemrën me para vazhdon të mbetet një miliard dollarë.
Këtë gjë e ka riktheskuar në emisionin e mikut të saj, Kastro Zizo “Rrokum Night”, ku është shprehur se të gjithë ata meshkuj që nuk ja fitojnë dot zemrën do të duhet të përballen me këtë shifër. “Kur ofertat janë skandaloze nga ata njerëz që mendojnë se gjithçka fitohet me para, atëherë edhe shifra do të jetë e tillë, 1 miliardë dollarë.”, ka thënë këngëtarja.
Po në rast se unë i gjej një miliardë dollarë ka thënë Kastro dhe përgjigjia e Bleonës ka vijuar të jetë edhe më interesante.
“Di që GDP e shtetit shqiptar, është 6 miliard për dollarë 2017-tën. Le të provojnë të thyejnë thesarin e shtetit, të marrin 1/6 po ama duhet të jesh burrë ta bësh këtë punë. Mua më duhet një burrë burrë në të gjitha aspektet.express (Min 9.20)
a.k