Policia njofton se nga shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në bashkëpunim me Doganën dhe me Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve të DVP- Korçë, u godit nje tjetër rast i trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
Renis Kasapi, 32 vjeç, banues në fshatin Karbunar, të rrethit Lushnjë.
Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetases S.C, 21 vjeç, banuese në Kombinat, Tiranë pasagjere në mjet, pasi:
Shërbimet e Policisë Kufitate në vijën e dytë kanë përzgjedhur për kontroll të detajuar një automjet pasi kanë krijuar dyshime për trafik të lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit të detajuar nga Policia Kufitare, përfshi edhe procesin e skanimit të kryer nga Dogana, në automjetin tip “Mercedes-Benz”, me targa AA 049 NF, që drejtohej nga shtetasi Renis Kasapi, në shasi, në një vend të përshtatur janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
40 (dyzetë) pako të mbështjella me natriban me një peshë 20 Kg lëndë narkotike e presuar e dyshuar si “Cannabis Sattiva”.
Gjithashtu u sekuestruan 3 aparate celular, shuma prej 1150 Euro si edhe automjeti ku u gjet lënda narkotike.
Materialet për hetime të mëtejshme, i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal. (javanews.al / r.a)