Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki – Moon, ka shprehur shqetësimin e tij rreth ritmit të ngadalshëm të zbatimit të marrëveshjeve të dala nga dialogu i Kosovës me Serbinë.
Në raportin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Kosovën, i cili do të publikohet nesër, thuhet se në Kosovë ka mbetur akoma shumë punë në promovimin e tolerancës dhe pajtimit mes komuniteteve.
“Duhet siguruar të drejtat e pakicave, të krijohen kushte për kthimin e të zhvendosurve, të përkrahen të drejtat e tyre pronësore dhe të ruhen traditat fetare pa pengesa”, thuhet në raportin që përfshin periudhën 16 janar deri më 15 prill 2016, transmeton kp. (b.an)