Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, ka pranuar Medaljen “Laetare” këtë fundjavë, medalje kjo që jepet nga Universiteti i Notre Dame dhe që e ka vlerësuar Bidenin si një politikan katolik “që vë të mirën e kombit para fitoreve partizane”.
Ndërkaq Biden, në fjalimin e tij pas pranimit të kësaj medaljeje, tha se është një prej çmimeve më domethënëse që ka pranuar ndonjëherë në jetë.
Duke folur për punën e tij në shërbim të kombit, ai nuk ka lënë pa përmendur edhe shërbimin në Kosovë të të birit të tij të ndjerë, Beau, i cili vdiq më 30 maj të vitit të kaluar nga një tumor në tru.
Ndërkaq, me këtë rast, ai ka bërë me dije edhe një fakt, duke theksuar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vendosur që një rruge në Kosovë t’ia vë emrin e djalit të tij të ndjerë, Joseph R. Biden Boulevard, raporton Koha.net. (b.an)