Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho ka fituar çmimin e publikun në International Opera Award, transmeton.
Ky çmim për sopranon shqiptare është dhënë në ndarjen e çmimeve në Teatrin Savoy në Londër. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter “The Opera Awards.
“Çmimi i Publikut në Opera Aëards 2016 është, e jashtëzakonshmja Ermonela Jaho”, shkruan The Opera Awards.
Ajo mposhti konkurrencën e fort të yjeve si: Danielle De Niese, Joyce Di Donato, Michael Fabiano, Gerald Finley, Juan Diego Flórez, Dmitri Hvorostovsky dhe Eva-Maria Westbroek.
Me rastin e ndarjes së çmimeve Ermonela Jaho interpretoi “Un Bel Di” nga Madama Butterfly. (b.an)